Një shqiptar është ekzekutuar në New Jersey pas një përplasje me policinë.
Shqiptari, Luan Agolli, 42 vjeç, banues në Pequannock, Neë Jersey, u përfshi në një përplasje me policinë, teksa re fuzonte të hidhte armën e tij në tokë edhe pse oficerët i bën thirrje disa herë që t’i bindej urdhrave të tyre.
I rrethuar nga disa oficerë në kryqëzimin e rrugës “Carroll and Harrison”, shqiptari ja drejton disa herë armën policëve dhe re fuzon që të do rëzohet.
Oficerët e policisë dëgjohet të thonë “Jemi duke i dhënë shumë mundësi që të do rëzohet”, ndërkohë që një nga njerëzit aty pranë dëgjohet të thotë: “ky shkërdhatë paska dëshirë për të vdekur”.
“Ata kishin të drejtë ta qëllonin, ai nuk donte ta hidhte armën”, dëgjohet të thotë tjetër.
Pas disa sekondave, Agolli kalon rrugën dhe qëndron pranë një shtylle, i drejton armën një prej oficerëve që qëndron jo më shumë se 15 metra larg tij, por policia nuk e lejon të bëj më asnjë lëvizje tjetër dhe e qëllon, shkruajne mediat e huaja.
42-vjeçari rrëzohet në tokë dhe pas pak vjen ambulanca në vendngjarje, por Agolli nuk mund t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërron jetë.