Shqiptari ‘garë’ me policinë italiane në autostradë, kapet me 9 kg kokainë

Një shqiptar 33 vjec u arrestua nga policia italiane, pasi në makinë iu gjetën 9 kilogramë kokainë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se i riu udhëtonte me automjet nga Holanda për në Breshia. Pasi u pikas nga policia e trafikut në Verona, shqiptarit iu bë shenjë që të ndalonte. Mirëpo, përkundër asaj që i thanë oficerët, i riu eci me shpejtësi të madhe mes përmes autostradës.

Ai bëri shumë rrugë, derisa u bllokua totalisht. Gjatë arratisjes, shqiptari shkaktoi edhe aksident.

Shqiptari përplasi një makinë, ku ndodhej një nënë me dy vajza të vogla, të cilat për fat të mirë nuk pësuan ndonjë dëmim të madh.

Pasi ndaloi, policia kontrolloi automjetin e 33-vjecarit dhe gjeti të fshehur brenda makinës 9 kilogramë kokainë.

Pas arrestimit dhe dërgimit të komisariat, i riu ka zgjedhur të mos flasë apo të tregojë se kush qëndron pas drogës apo me kë ishte i lidhur.

I riu nga Shqipëria u burgos për trafik ndërkombëtar droge dhe pritet që më tej të paraqitet përpara gjyqit.

Loading...