Është gjetur pa shenja jete sot, një shtetas me origjinë shqiptare, por me banim të ligjshëm në Greqi, i njohur si përdorues droge.
Ai është gjetur i varur me kokë poshtë në kangjellat e një kompleksi vilash në Akrotiri, afër qytetit Zakynthos në Greqi.
Dyshohet se shqiptari të ketë ndërruar jetë prej mbrëmjes së 9 tetorit, ku dyshohet se tentoi të hynte në kompleksin e vilave natën duke u ngjitur në kangjellat mbi 2 metra të larta që përfundojnë në formë shtize.
Kur ai ka tentuar ti kalojë, dy prej shtizave i kanë kapur xhinset që kishte veshur dhe ka përfunduar përmbys, me kokën poshtë një pozicion që ishte e pamundur të lirohej.
Autoritetet vlerësojnë se shqiptari i skeduar, me masë sigurie detyrim paraqitje çdo datë 1 dhe 15 të muajit në policinë e Zakynthos, u përpoq të hynte në kompleksin rezidencial luksoz për të vjedhur.
Për sa i përket shkaqeve të sakta të vdekjes së tij pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.