Shqiptari gjendet i vd.ekur në qelinë e burgut

Mediat greke kane publikuar fotot e shenjave të dhunës në trupin e 34-vjeçarit shqiptar Bandiol Tusha i njohur edhe si Bardhyl Tusha, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Koridhalos në Greqi më 27 Janar 2019.

Vdekja e 34-vjeçarit fillimisht u dyshuar se erdhi nga mbidoza, por pas ekspertizës mjeko-ligjore, u arrit në konkluzionin se Bardhyl Tusha ishte mbytur. Në fotot që ka publikuar CNN-i grek, duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit.

Sipas raportit te mjekut ligjor, viktimës fillimisht i është zënë goja dhe hunda për të mos marrë frymë, e më pas autori i ka vendosur dorën në fyt duke e mbytur.

Bardhyl Tusha ka qenë pjesë e “Mafies së burgjeve”. Shtypi i Athinës raporton se 34-vjeçari u kishte ofruar strehim dy të dyshuarve për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos. Hetuesit dyshojnë se urdhri për vrasjen e Bardhyl Tushës eshte dhene që ai të mos fliste.

Para se të vritej, në një dëshmi që kishte dhënë për hetuesit, Tusha kishte thënë: “Isha i frikësuar sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja, u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”.

Sipas policise greke, çështja e Bardhyl Tushës konsiderohet vrasje dhe jo vdekje e shkaktuar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Hetimet për këtë çështje janë në vijim, megjithatë ende nuk është zbuluar personi që ka kryer krimin.

Loading...