Një shqiptar ka humbur jetë në Londër për shkak të CoVid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti Eduart Ndocaj me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se viktima është Ledi Skuraj i cili jetonte prej vitesh në Londër së bashku me familjen
“Sapo mora lajmin e trisht humbjen e kushririt tim Ledi Skuraj qe jeten ne angli u prehsh ne paqe kushriri im Jeta eshte e padrejte..gjithmone ikin..largohan pergjithmone nga ne ata qe nuk e meritojne..sidomos kur jane ne moshe te re, zoti forcofte familien e Gjergj Skures dhe bashkshorten i tije , krishti qofte ne 2 femite e tije ne cdo hap te jetes se tyre, seshte e drehte kjo qe po ndodh eshte katastrofe” shkruan Ndocaj.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 917 persona duke e çuar në total numrin e viktimave në 9,875.