Vështirë të mendohet, por një 28-vjeçar shqiptar ka bërë për spital 3 policë italianë. Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj kontrollit të policisë, shkruajnë mediat vendase.
Ai ishte ilegal në Itali dhe me një urdhër dëbimi, ishte ndaluar nga një patrullë e policisë bashkiake teksa ishte në timonin e një makine.
Pas ndalimit, 28-vjeçari doli nga makina për t’u arratisur në këmbë, por jo shumë larg përmes Locatelli, u përplas me një makinë policie. Punonjësit e policisë, duke e parë në gjendje të tronditur e kishin ndaluar dhe ndërkohë që po bënin identifikimin, mbërritën kolegët e tyre, të cilët raportuan se ai ishte arratisur nga kontrolli i mëparshëm. Pikërisht në këtë moment 28-vjeçari ka nisur të përplaset me policinë dhe pasi ka kërcënuar uniformat ka nisur të godasë me shqelma, grushta agjentët të cilët jo pa vështirësi kanë arritur ta imobilizojnë dhe t’i vënë prangat.
I riu u dërgua në komisariat dhe u arrestua në flagrancë për kërcënime, rezistencë dhe plagosje të një zyrtari publik, ndërsa të plagosurve iu desh të shkonin në urgjencë për dëmtimet e marra. Gazeta Shqip