Shqiptari kapet ‘mat’ me një grua në aeroportin e Lisbonës, donin të udhëtonin drejt…

Një shtetase e huaj u ndalua në aeroportin e Lisbonës më 27 maj pasi dyshohej se po përpiqej të hynte në Mbretërinë e Bashkuar, por kishte kryer mashtrim me dokumentet.

Gruaja e ndaluar, kombësia e së cilës nuk dihet, ishte e shoqëruar me një shqiptar, i cili u arrestua për paraqitjen e një dokumenti identifikimi të falsifikuar.
Të dy u arrestuan në kontrollin kufitar të nisjeve ndërkombëtare të aeroportit kur po përgatiteshin të hipnin në një fluturim për në Bristol drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mediat portugeze thonë se situata u monitorua nga elementë të Drejtorisë Kufitare në Lisbonë, bazuar në shkëmbimin e informacionit me homologët e huaj.

Loading...