Shqiptari kapet me 39 kg drogë në makinë, momenti kur ‘pastori gjerman’ gjen kanabisin

Antidroga e Epirit ka sekuestruar sasinë prej afro 39 kg kanabis në aksin që lidh doganën e Qaf Botës me Igumenicën.

Sipas Departamentit të Antidrogës, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke, që drejtohej prej një shtetasi shqiptar,tashmë i arrestuar prej policisë.
Për gjetjen e lëndës narkotike u përdor edhe qeni i policisë,pasi agjentët thanë se ajo ishte fshehur me kujdes në shasinë e automjetit prej të arrestuarit.

Prej kontrollit në banesën e tij në Athinë,u gjet edhe një peshore elektronike si dhe një palë targa,të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

I arrestuari dhe materialet në ngarkim të tij do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

VIDEO

Loading...