Shqiptari kapet me drogë në Itali, ja ku e kishte fshehur…

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 41-vjeçar shqiptar, i cili u kap me 1 kilogram kokainë, të fshehur në një kuti këpucësh, që e kishte vendosur në kuzhinë.

Operacioni i policisë italiane është zhvilluar në një zonë në periferi të Ankonës.

Fillimisht policia i ka bërë një kontroll fizik shqiptarit, ku i ka gjetur një sasi të vogël drogë, por më pas gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet edhe kokainë.

Shqiptarit po ashtu iu sekuestruan edhe disa sende të tjerë që përdoreshin për paketimin e drogës në doza të vogla dhe një sasi prej 3250 euro që dyshohet se ishte përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia arrestoi 41-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në arrest shtëpie, në pritje të vlefshmërisë së masës shtrënguese të parashikuar sipas ligjit italian.

Loading...