Shqiptari kundërshton bùrgimin e përjetshëm pasi i preu kokën me thikë shefit: Zoti më tha ta bëja!

Shqiptari Jonathan Limani, i cili i preu kokën shefit të tij Christopher Varian disa javë pasi mbërriti në Britani duke përdorur një th ikë kërkon që t’i shpëtojë bur gimit të përjetshëm.

Kamerieri shqiptar i preu kokën shefit në Oxfordshire Golf Club në Thame në gusht të vitit 2010, duke thënë se “Zoti më tha ta bëja këtë!”, sipas Daily Star.

Limani, një shqiptar me pasaportë suedeze, vr au në mënyrë të egër zotin Varian teksa vik tima po pushonte për cigare.

Gjykatësi Anthony King i dha atij një dë nim të përjetshëm në vitin 2012.

Ai u vendos në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më vonë u kthye në Suedi.
Por tani media suedeze po raporton se 44-vjeçarit i është refuzuar leja nga një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut Örebro për ta kthyer dë nimin e tij të përjetshëm në një dë nim me afat të caktuar.

Norrtälje Tidning raportoi se mjekët nga Bordi Kombëtar Suedez i Mjekësisë Ligjore, Rättsmedicinalverket, thanë se Limani vazhdonte të përbënte një rrezik për shoqërinë, pavarësisht se ai me sa duket shprehu pendim për atë krim të tmerrshëm.

Ai vuante nga skizofrenia paranojake dhe u përshkrua nga psikiatri Dr Michael Alcock si “shumë i rre zikshëm”.

Mjeku i tha Gjykatës së Kurorës së Oksfordit se Limani kishte besuar se zoti Varian po komplotonte me djallin për t’i shkaktuar d ëm atij.

“Ai po dëgjonte zëra nga Zoti duke e thirrur atë për ta parandaluar që ky komplot të ndodhte”, tha Dr Alcock.

Limani mori një thikë nga një dyqan dy kate mbi zonën, ku shefi i tij po pinte duhan dhe më pas i preu kokën.

Vrasësi me thikë u dëgjua në një telefonatë të 999 duke u thënë të tjerëve në vendngjarje: “Doja ta vr isja sepse ai më ngac moi”.

Limani kishte dy shtetësi, pasi jetonte në Suedi që prej vitit 2002.

Top Channel

Loading...