Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Civitella del Tronto të Italisë.
Mbrëmë, shqiptari i quajtur Dritan Çobo 47 vjeç ka mbyllur në banesë gruan e katër fëmijët e ka tentuar që t’i djegë ata me benzinë. Mirëpo, aksidentalisht, ai ka djegur veten dhe për rrjedhojë ndërroi jetë.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se një nga djemtë e familjes ka shpëtuar motrat dhe nënën, duke i nxjerrë jashtë pa pësuar djegie.
Pasi ngjarja mori përmasa të mëdha, fqinjët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikëset, që shkuan në vendngjarje. Kur policia shkoi atje, Dritan Çobo ishte i pajetë jashtë shtëpisë.
Gruaja 37 vjeçe kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo është dërguar urgjentisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën. tre fëmijët e saj, përkatësisht 20, 19, 17 dhe 5 vjeç fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim.