Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe parash gjatë ekzekutimit të 29 masave paraprake, kuadër të operacionit të koduar “Paride”, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Potenzës, kundër një organizate të trafikut të drogës.
Sipas burimeve nga gazetat italiane, nën krevatin e një shqiptari të arrestuar janë gjetur 27 mijë euro dhe ai nuk ishte në gjendje të justifikonte prejardhjen e tyre.
Hetuesit kanë deklaruar se shuma e parave të gjetura në shtëpinë e pesë prej të arrestuarve është “plotësisht e pajustifikueshme”, referuar punës që ata bënin dhe sa i përket deklarimit të të ardhurave, duke ngritur dyshimet se paratë janë përfituar nga tregtimi i drogës.
Nga hetimet e para thuhet se ky grup kishte në qarkullim shumë para dhe gjithashtu kishin dhjetëra klientë të gatshëm për t’i pastruar ato para.