Një shqiptar është kërcënuar nga një “boss” i trafikut të drogës. Ai ka telefonuar policinë britanike për ta ndihmuar që të shpëtojë. Ai i ka komunikuar policisë se është nën presion dhe rrezik nga një grup trafikantësh. Muhamet Halili është futur në telashe që vitin e kaluar.
Shqiptari duke drejtuar një ‘Mercedes’ në rrugën Cardiff të Barry-t përplasi një person me motor duke e hedhur në anën tjetër të rrugës e duke i shkaktuar plagë të shumta. Në atë kohë para trupës gjykuese tha se ndaloi për një moment makinën por më pas i dha gaz dhe u largua me shpejtësi.
Gjatë seancës së mbajtur pas ngjarjes, 36-vjeçari shqiptar u lirua me unazë gjurmuese në këmbë, teksa hetimi për aksidentin po vijon. 6 muaj më pas, Halili telefonoi policinë britanike duke i kërkuar ta shpëtonin pasi disa persona në banesë po kërkonin ta lëndonin.
Pasi arritën në adresë, policia gjeti jo vetëm Halilin, por edhe ambientet e banesës të përshtatura për kultivimin e kanabisit. Edhe pas kësaj ngjarje u la lirë, pasi deklaroi se po detyrohej nga një bandë shqiptarësh të cilëve u kishte marrë rreth 30 mijë paund borxh disa kohë më parë.