Shqiptari në Itali kap me shpulla banakierin kinez (emri)

Policia në Itali ka arrestuar një 54-vjeçar shqiptar, që në gjendje të dehur ka dhunuar banakierin kinez.

Mësohet se shqiptari e ka goditur me shpulla banakierin. Ngjarja ka ndodhur të premten në një lokal në Padova.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, në pranga ka rënë Shpëtim Bogdani.

54-vjeçari ishte në lokal, kur papritur filloi të godasë banakierin me origjinë kineze. Kjo ka bërë që klientët e tjerë të thërrasin policinë.

Duke ikur, shqiptari theu edhe vazo, theu gota e shishe. Karabinierët iu vunë pas shqiptarin, derisa e arrestuan atë, duke ia dorëzuar drejtësisë.

Loading...