Shqiptari që krijoi një veturë “Lamborghini”

Lamborghini nuk prodhon vetëm Italia
Një makinë unike e ndërtuar nga dëshira dhe pasioni, u prodhua edhe në Haraçinë të Shkupit.

E kujt do t’i shkonte ndërmend që një Renault Laguna u transformua në Lamborghini Aventador. Për këtë transformim pronari shpenzoi muaj të tërë. I gjithë skeleti i makinës është ndryshuar që të marrë formën sa më të përafërt me supermakinën Lamburghini Aventador.

“Ideja ka qenë special tek unë edhe jam produksion filmik, që bëjmë filma xhirime, një veturë e këtillë na u desh për xhirimet e filmit që do ta bëjmë në janar. Më lindi ideja dhe shkova e mora një Reno Laguna, dhe e kam prerë dhe ngadalë ngadalë duke i mbledhur pjesët, dhe ja në këtë mënyrë ka ardhur”, tha Mensur Kadriu.

Mensuri thotë se pasi të përfundojë me Lamborghinin, do të ndërtojë një Bugatti dhe një Ferarri.

“E kemi në plan, mund të them që i kemi porositur edhe dy vetura, një Ferarri të tipit më të ri, po ashtu Bugatti, tipit më të ri”, u shpreh Mensur Kadriu.

Gjithë kjo vepër u bë në këtë garazh. Mjeshtri që mori pjesë në transformimin e veturës tregon se cilët pjesë ishin më të rënda për t’u përshtatur me modelin e Lamborghinit.

“Kjo këtu është më problem, kemi pasur probleme tek kjo pjesa këtu se duhet të kthehet në gjysmë rreth, këto vijat këtu duhet të ishin sikur në fotografi, sipas fotografisë e kemi prodhuar këtë. Normal nuk kam besuar se do të dalë kështu, ne e kemi ndërtuar deri te ngjyra, kemi bërë plekun, kemi salduar, montime e tjerë. Ngjyrën e ka bërë dikush tjetër po sikur e shoh edhe ngjyra është shumë e mirë”, tha Xhelal Bajrami.

Sipas pronarit të makinës, kësaj makine do t’i zëvendësohet edhe motori dhe do t’i vendoset një motor më i fuqishëm. Pronari thotë se i kanë ofruar shumë para për ta blerë makinën por thotë se tani për tani nuk është në shitje. /TV21

Loading...