Shqiptari sherr me thika me sirianin në Kretë, ‘mollë sherri’ një grua

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kretë, ku një shqiptar dhe një sirian janë përleshur me thikë. Ngjarja ndodhi Chania.

Sipas informacioneve të cretapost, ‘mollë sherri’ është bërë një grua. Gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në Chania kur një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari sirian nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.

Atij i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Chania dhe po trajtohet ende. Policia arrestoi personat e përfshirë në përleshje.

(BalkanWeb)

Loading...