Nëpërmjet një lidhje në skype, një televizion shqiptar ishte në një bisedë më artistin Alkent Pozhegu, i cili ka thyer disa herë rekordin ‘Guiness’ për mozaikët e tij me drithëra, duke realizuar mozaikë të figurave të njohura botërore.
Një ndër mozaikët që ka thyer rekordin Guiness ka qenë ai i presidentit të SHBA, Donald Trump.
Artisti është shprehur se mozaiku është realizuar në palestrën e sporteve në qytetin e Gjakovës, në përmasat 560 metra katrorë.
Artisti ka thenë se “Është mozaiku i parë që kemi realizuar në qytetin e Gjakovës, ka qenë e njëjta kategori dhe e treta që ka fituar çmimin”.
Ndërsa ka theksuar se puna është mjaft e vështirë, pasi i është dashur dy vjet e gjysmë që të realizojë këtë mozaikë dhe të thyejë rekordin ‘Guiness’.
Ai ka thyer disa herë rekordin “Guinness” dhe këto janë disa nga mozaikët më të cilët e ka arritur këtë, si mozaiku i sportistëve Christiano Ronaldo, Leo Messi, Donald Trump si dhe ai i këngëtares me origjinë kosovare, Rita Ora.
Punimet e tij kanë tërhequr edhe mediat e huaja, të cilat shpesh herë gjatë kësaj kohe i kanë kushtuar disa artikuj artistit, për punimet e tij. Por jo vetëm kaq, vet Rita Ora ka mbetur mjaft e impresionuar nga puna e artistit duke e përgëzuar atë.