Shqiptari ther me th.ike 55 vjeçaren, arr.estohet

Shqiptari mësohet se ka therur me thikë një grua 55 vjeçare në Gjenecë të Zvicrës natën midis të shtunës dhe të dielës dhe më pas është arratisur për në Itali

Në pranga ka rënë një 27 vjeçar shqiptar.

Lajmërimi u bë nga Interpoli i Zvicrës.

Arrestimi i tij u bë në një qendër ambulatore në Milano ku kishte shkuar të merrte ndihmën e parë, pasi kishte njërën dorë të plagosur, me siguri gjatë vrasjes së kryer.

Shqiptari nuk kishte precedentë në Itali, ndërsa në Zvicër kishte disa precedentë në krimet e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Pasi ka vrarë gruan e cila u gjet e qëlluar disa herë me thikë, shqiptari ka udhëtuar bashkë me një patriotin e tij drejt Milanos.

Loading...