Shqiptari vret bashkëshorten nënë e tre fëmijëve. Më pas i dorëzohet policisë në Zvicër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër. Një shtetas shqiptar 42-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut ka vrarë gruan e tij 39-vjeçare.

Tragjedia ka ndodhur në Erlen në Zvicër, rreth orës 11:00 ku 39-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesën e saj.

42-vjeçari ka telefonuar policinë duke thënë se kishte vrarë gruan e tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka vënë në pranga.

Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet. Të afërmit e viktimës kanë treguar se 39-vjeçarja ishte nga Maqedonia e Veriut. Ajo ishte nëna e tre vajzave adoleshente.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë konfliktet mes çiftit, pasi sipas të afërmve të tyre, ata ishin drejt divorcit, ndërsa burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.

Loading...