Shqiptari vret me th.ikë 33-vjeçarin në Romë, arr.estohet duke shëtitur në rrugët e qytetit

Një ngjarje e rëndë me protagonistë një shqiptar dhe një tunizian është shënuar sot në Romë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, pas një sherri banal, 41-vjeçari shqiptar ka vrarë me thikë në bark dhe në kokë një 33-vjeçar tunizian.

Pas ngjarjes shqiptari është larguar nga vendngjarja, këmishën e gjakosur e kishte hedhur në plehra ndërkohë që kishte fshehur edhe thikën me të cilën ka kryer vrasjen.

41-vjeçari është arrestuar nga policia italiane teksa po shëtiste në rrugën “Via Tiburtina” në Romë.

Ende nuk janë zbardhur identitetet e shqiptarit dhe as viktimës.

Loading...