Shqiptari vret tunizianin në Itali, kur u arrestua kishte në bluze…

Një krim i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin italian Romë, me protagonist një shqiptar.

Emigranti nga Shqipëria 41 vjeç, në gjaknxehtësi e sipër, ka nxjerrë një thikë dhe ka vrarë një tunizian, 33 vjeç, të cilin e kishte konsideruar mik. Viktima ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Dëshmitarët kanë thënë se përpara se të ndodhë krimi, mes shqiptarit dhe tunizianit ka pasur një sherr të dhunshëm, ndërsa ata ishin nën efektin e alkoolit. Shqiptari, menjëherë pas krimit ka tentuar të arratiset.

Autoritetet policore e ndoqën atë dhe e arrestuan pranë Stacionit të Trenit të Romës. Kur u kap, ai kishte ende njolla gjaku në bluzë.

Shqiptari ishte një person pa precedentë penalë, i pa skeduar asnjëherë më parë për aktivitet kriminal nga policia italiane. 41 vjeçari nga Shqipëria u prangos e u dërgua në burgun e Regina Coeli, e mbi të tashmë rëndon akuza e vrasjes me dashje.

(Balkanweb)

Loading...