Një 35-vjeçar shqiptar i cili ishte arrestuar për shpërndarje droge në maj të vitit 2019 eshte dënuar me 2 vite burg.
Ne vendim gjykatësi kishte parashikuar dëbimin e tij nga territori italian me ndalimin e hyrjes për 5 vjet në Itali në vend të dënimit me burg.
Por vetem një vit më vonë, shqiptari hyri sërish në Itali. I shoqëruar nga një avokat ai shkoi te karabinierët në Reggio për të shlyer ‘borxhin’ me sistemin italian të drejtësisë, duke preferuar të vuante dënimin në Itali sesa lirinë në shtëpi.
Tashme ai duhet të kalojë në qeli një kohë prej 1 viti, 7 muaj dhe 9 ditë burgim. Policia ka thene se 35-vjeçari drejtonte një rrjet shpërndarësish droge në zonën e Regina Pacis, 24 mijë euro CASH u gjetën në shtëpinë e tij.