Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin Schiphol në Amsterdam, pasi i ka shpërthyer valixhja dhe i kanë fluturuar jashtë eurot që kishte me vete.
Mediat raportojnë se shqiptari u vu në pranga më 8 dhjetor me akuzën e pastrimit të parave.
Ishte stafi i aeroportit ai që njoftoi me urgjence policinë kur konstatuan se nga valixhja e shqiptarit fluturuan eurot. Nga kontrolli atij iu gjet në valixhe një shumë prej 50 mijë eurosh për të cilat nuk dha shpjegim bindës se si i kishte siguruar.
Loading...