Shqiptarja fiton mandatin e tretë të deputetes në Kroaci/ ‘Pas një lufte të fortë për çdo votë’

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera. “Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Te nderuar bashkatdhetare,Pas nje lufte te forte per cdo vote ju me voten tuaj konfirmuat dhe kete katervjecar t”ju perfaqesoj une ne parlament. Ne fillim dua t”ju falenderoj te gjitheve ju votuesve te mi, dua te falenderoj dhe ata qe nuk votuan per mua pasi na e bene kete gare me te forte dhe me te bukur.

Dua te falenderoj te gjithe konkurentet dinjitoz te cilet luftuan njesoj sikur une per cdo vote. Tani kerkoj bashkepunimin e te gjitheve per te cuar ne nje nivel me te larte perfaqesimin dhe per te arritur te gjitha ato objektiva qe kemi premtuar ne fushate. Pres perkrahjen e metejshme ne rrugetimin tone te te gjithe pakicave qe perfaqesoj. Me respekt dhe mirenjohje, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Loading...