Ylli i popit rrëmbeu çmimin ‘Best New Artist’ në 61 vjetorin e Grammy dhe çmimin ‘Best Dance Recording’ për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.
Ndërsa u ngjit në skenën gjigante mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) për të pranuar çmimet Dua tha, ”falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versioni më i mirë i vetes sime”.
Dua ishte nominuar në dy kategoritë dhe tek të dyja arriti të rrëmbente çmimet.
Në kategorinë Best New Artist, Dua u përball me shumë këngëtare përfshirë bashkëatdhetaren e saj Bebe Rexha, e cila nuk arriti të fitonte edhe pse u nominua në dy kategori.
Por 23-vjeçarja arriti që t’i mundë dhe la pas Chloe dhe Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R., Margo Price, Bebe Rexhën dhe Jorja Smith./atsh/