Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste këtë të premte, më 4 shtator. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në Elbasan.
Në mbledhjen e sotme të grupit të PS, kryeministri Rama caktoi dhe drejtuesit politikë të partisë në të gjitha qarqet e vendit.
Kështu, vetë Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në Durrës, duke larguar Vangjush Dakon, ndërsa në zonat e tjera do të vijojnë të jenë të njëjtët emra si më parë, si Ilir Beqaj, Lindita Nikolla, Elisa Spiropali, Erion Veliajt, etj.
Loading...