Shtëpia e një emigranti shqiptar në Greqi, është shkrumbuar e gjitha nga flakët mëngjesin e sotëm

Shtëpia e një emigranti shqiptar, është shkrumbuar e gjitha nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Lamia të Greqisë, në banesën private ku jetonte një shqiptar.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e flakëve të cilat shkaktuan dëme të shumta familjare.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Nga hetimet paraprake, mendohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një sobë me dru, e cila kishte qenë ndezur gjatë gjithë natës.

Gjithsesi për të zbuluar më shumë, hetimet janë në vijim. /noa

Loading...