“Titaniku” ishte filmi legjendar që i dha famën Leonardo DiCaprios në vitin 1997 dhe duket se aktori është fans i filmit, po aq sa edhe publiku.
Megan Weaver, arreduese shtëpiash zbuloi se shtëpinë në Malibu, Leo e ka mbushur me kujtime nga “Titanik”, nga peshqirët, robdeshambërit e deri tek posterat.
“Peshqir me Titanik, postera me Titanik, kudo Titanik. Ishte e mrekullueshme”-tha ajo për shtëpinë e Leos.
Megan zbuloi se edhe dekorin e shtëpisë aktori e kishte me “Titanik”, por për këtë kishte kontribuar edhe shija e mamasë së tij, pasi Leo nuk e vizitonte shpesh atë shtëpi.
“Kishte një nga shtretërit më të rehatshëm që kam parë ndonjëherë. Çdo gjë ishte shik, por posterat e Leos e bënin më të veçantë”-tregoi Megan.
Leo e bleu shtëpinë ne Malibu për 1.6 milion dollarë. Shtëpia ka 4 dhoma për të fjetur, 2 dhoma ndjenje dhe palestër.