Shtërngata të forta shiu, vërshime lumenjsh, rrëshqitje dherash dhe përmbytje. Paralajmërimi i meteorologes

Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas metereologes Anira Gjoni, nga të dhënat e fundit nga IGJEUM, raportohet se në qarqet të cilat do të kenë intensitet më të shtuar si Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha mund të kemi dhe vërshime të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje të dherave.

Kjo vjen si rezultat e masave të lagështa.

Në këto dy ditë, do të kemi reshje intensive në Veri dhe në Qarqet e Shqipërisë së Mesme.

Qarqet si Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Tirana dhe Elbasani do të kenë shtrëngata të forta shiu.

Qarqet të cilat do të kenë intensitet më të shtuar si Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha mund të kemi dhe vërshime të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu, “në zonat urbane të këtyre qarqeve për shkak të reshjeve me intensitet të lokalizuara, mund të kemi dhe përmbytje të zonave urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, u shpreh ndër të tjera Anira Gjoni.

Loading...