Shtetasja e huaj këndon së bashku me Robert Aliajn në protestën “Ah ku më hodhi Zoti”

Një video për të mos u humbur është ajo e publikuar nga Robert Aliaj, ku një shtetase gjermane këndon në protestë këngën e tij, “Ah ku me hodhi zoti”.

Kënga e Aliajt:

Ah ku me hodhi zoti syrgjysonur e katosur, Po vajtonj pa fund, pa shpresë, Mes Brukselit, mes Bë- Es,
Ku e lam’ e ku na mbeti, ketu vdes për bukë mileti, Anës Zenes, i palarë, Edhe ujin me orar.
Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie,
Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë,
Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi,
Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur.
Ah ku me hodhi zoti
Se ç’e shembën mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët, Se ç’e shtypi, korrupsioni, Qeveritë që s’bien nga froni,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë,
Me reforma, me hashash Me drejtësi deledash,
Nënë thundrën e Mjerimit Mes Belgjikës, Perëndimit…
Çirrem, digjem i vrerosur, I penduar, çarmatosur,
As i gjall as i varrosur, Pres një shenj’ e pres një dritë, Që të kthehem pas një ditë, Në të ëmblën Shqipëri,
Ku kupton, qe je njeri, Ah ku me hodhi zoti.
Në të ëmblën Shqipëri, Ku kupton, qe je njeri
Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra,
Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit lana, fryrë si Buna,
Ku paqe ka dhe nder Ndaj do kthehem menjehere
Ëndëroj pa fund, pa shpresë, Në Dragot të shkoj, të vdes
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,
Se pëlcet, bollëku, puna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Zbutet me tendera zengjini,Se pas vuajtjes ndriti jeta, Barazia, e vërteta, Ngrehuni ashtu si bota, Dhe i mbuloni me vota
Katundar’ e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë! Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal’ e më bën trim,
Që të vij plot me shpresë, Pranë Filatit, pranë Dumresë,
Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Prane Lumbardhit larg prej dhunës
Ah ku me hodhi zoti.
Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur, brohoras me bes’ e shpresë, Ne dragot do shkoj te vdes…
Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur
Mes Brukselit ziliqar
O sa mire me ken shqiptar

https://www.facebook.com/robertaliajdragotofficial/videos/618300488587713/?t=0

Loading...