Shtimi i rasteve të reja, flet epidemiologu

Mjeku epidemiolog Artan Simaku ka folur sot për shtimin e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri. 

Në një intervistë për Ora News, Simaku u shpreh se rastet e reja nuk janë një rikthim i një vale të re të COVID-19, por vijnë si pasojë e hetimit të zgjeruar dhe të thelluar të çdo rasti të ri të identifikuar më parë.

“Nuk është një rikthim i valës por është një numër i shtuar si pasojë e hetimit të zgjeruar dhe të thelluar që kryhet për çdo rast të ri të identifikuar. Është thënë që me lehtësimin e masave do të ketë një numër të vogël me luhatje por gjithnjë drejt rënies.

Ditët e fundit është vënë re kjo rritje sepse është kryer hetimi i thelluar dhe i zgjerua ri rasteve të identifikuara. Nuk mund të themi që janë neglizhuar masat, por aktualisht po kryhet hetimi i zgjeruar dhe i thelluar i raste djhe kontakteve të ndryshme. Nuk ka shqetësim për rikthim të valës por duhet të ketë kujdes dhe të respektohen masat e distancimit social”, u shpreh mjeku.

Në ditët e fundit rastet e reja kanë rikthyer frikën për një valë të re të virusit, pasi në dy ditë janë gati 50 pacientë të rinj. Varta e re është QSUT, ku një mjeke ka infektuar personelin e spitalit.

Loading...