Shtrëngohen masat/ Nga 11 janari qytetarët që hyjnë në Gjermani duhet të kenë testin PCR

Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka njoftuar mbi masat e reja të vendosura në shtetin gjerman, në kuadër të luftës ndaj pandemisë COVID-19.

Në këtë njoftim jepen të gjitha masat që janë vënë në Gjermani, teksa do të jenë në fuqi deri më 31 janar 2021.
Në njoftim thuhet se nga data 11 janar të gjithë ata që hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin testin PCR.

“Nga data 11 Janar 2021 është e nevojshme paraqitja e PCR test për udhëtarët në Gjermani:

Të gjithë shtetasit dhe udhëtarët që hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin testin PCR jo më të vjetër se 48 orë para futjes në Gjermani (Testet PCR nga Kosova njihen në Gjermani)”.

“Masat e Karantinimit në Gjermani edhe përkundër testit anë të parapara si edhe më herët. Testi i radhës PCR duhet të bëhet 5 ditë pas karantinimit dhe nëse ky del negativ karantina mund të përfundojë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Kancelarja Merkel dhe Kryeministrat e Landeve u dakorduan të zgjasin kufizimet e lidhura me pandeminë deri më 31 janar të këtij viti.

Pra Rezolutat ekzistuese të miratuara me 13 dhjetor 2020 do tё vijojnё tё jenё nё fuqi deri mё 31 janar 2021.

E rëndësishme për shtetasit tanë që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani është vendimi që nga data 11 Janar hyn në fuqi një vendim i ri:

Nga data 11 Janar 2021 është e nevojshme paraqitja e PCR test për udhëtarët në Gjermani:

Të gjithë shtetasit dhe udhëtarët që hyjnë në Gjermani duhet të paraqesin testin PCR jo më të vjetër se 48 orë para futjes në Gjermani (Testet PCR nga Kosova njihen në Gjermani).

Masat e Karantinimit në Gjermani edhe përkundër testit anë të parapara si edhe më herët. Testi i radhës PCR duhet të bëhet 5 ditë pas karantinimit dhe nëse ky del negativ karantina mund të përfundojë.

Kufizimi i tubimeve private: Si një zgjatje e kufizimeve të aplikuara më parë, takimet private me anëtarët e familjes janё tё lejuara vetёm një person tjetër që nuk jeton nё tё njёjtёn shtёpi.

Për rrethet që tejkalojnë një incidencë 7-ditore prej 200 infeksionesh të reja për 100,000 banorë, shtetet federale do të marrin masa të mëtejshme – veçanërisht për të kufizuar distancën e lëvizjes në 15 km rreth vendit të banimit, përveç nëse ka ndonjë arsye të vlefshme.

Lidhur me Vaksinat kundër koronavirusit: Me funksion të vaksinimeve të cilat kanë filluar, qeveria federale do të japё dhe njё kohё reale dorëzimin e vaksinave në shtetet federale.

Të gjithë banorëve të institucioneve të kujdesit spitalor do t’u ofrohet një ofertë vaksinimi, jo mё vonё se mesi i shkurtit.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, mund të pritet miratimi i vaksinave të mëtejshme dhe, si rezultat, dorëzimi i dozave të mëtejshme të vaksinave.

Masat për shkollat dhe qendrat ditore mbeten: Shtetet federale dakordesohen se shkollat dhe kopshtet do tё duhet të shtyhen deri në fund të janarit, sipas rregullave te parashikuara në përputhje me vendimin e 13 dhjetorit 2020.

E drejta për përfitimin e njё leje mё tё gjatё nё rastin e sëmundjes së fëmijëve: Qeveria federale do të rregullojë ligjërisht që përfitimi i sëmundjes së fëmijëve do të jepet për dhjetë ditë shtesë për prind në 2021. (20 ditë shtesë për prindërit e vetëm).

E drejta duhet të zbatohet gjithashtu në rastet kur fëmija duhet të kujdeset në shtëpi.

Qeveria federale dhe e shtetit gjithashtu njoftuan një iniciativë për të rekrutuar vullnetarë për të kryer teste të gjera të shpejta në të moshuarit dhe shtëpitë e pleqёve.

Punëdhënësve u kërkohet urgjentisht të krijojnë mundësi oferta pёr punёmarrёsit pёr tё punuar me zyren nga shtёpia.

Masat për të moshuarit: Rekomandohen masa të posaçme mbrojtëse për të moshuarit dhe shtëpitë e kujdesit pёr tё moshuarit.

Të paktën derisa të përfundojnë vaksinimet me të dyja dozat e vaksinave dhe njerëzit të kenë krijuar imunitetin e duhur, testet e shpejta pёr njerёzit qё hyjnё nё kёto ambiente janë të një rëndësie të veçantë.

Prandaj, në bazë të rezolutës së përbashkët të 13 dhjetorit 2020, shtetet federale kanë urdhëruar testimin e detyrueshëm disa herë në javë për personelin qe punon tek të moshuarit dhe objektet e kujdesit, si dhe për vizitorët në rajone me një incidencë më të lartë.

Instituti Robert Koch kontrollon me kujdes raportet mbi mutacionet e reja me vetitë e ndryshuara të virusit, për shembull në lidhje me rritjen e rrezikut të infeksionit ose ashpërsinë e kursit në grupe mashat e ndryshme.

Në rastin e hyrjeve të pashmangshme nga zonat në të cilat ndodhin variante të tilla të virusit të mutuar, Policia Federale do të monitorojë gjithnjë e më shumë pajtueshmërinë me rregulloret speciale të hyrjes.

Shtetet federale sigurojnë që kontrollit të karantinës në raste të tilla ti jepet përparësi e veçantë, siç është ndjekja e rasteve kur variante të tilla të virusit ndodhin në Gjermani.Për informata shtesë në gjermanishte”, thuhet në njoftim.

Loading...