Është shtyrë për në datën 28 prill seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm i cili u dënua me 3.4 vite shërbim prove prove për akuzën ‘Shpërdorim detyre”.
Ditën e sotme ishte parashikuar seanca e parë në shkallën e Apelit, por avokatit e ish-ministrit kanë munguar për shkak të pandemisë së COVID 19.
Të pranishëm në seancë kanë qenë trupi gjykues dhe prokurorët e çështjes, por kanë munguar avokatët çka ka bërë që seanca e radhës të shtyhet për në datën 28 prill.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua në shtator të viti të shkuar pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe pas një sërë akuzash të rënda të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Tahiri akuzohej për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, por gjykata gjeti prova vetëm ëpr akuzën ‘shpërdorim detyre’ duke i kursyer burgun dhe dënuar me 3.4 vite shërbim prove.
Çështjen në Apel e kanë dërguar të dy palët, ndërsa duket se dhe maratona e këtij procesi do të jetë e gjatë.