Shtyhet gjyqi për autorin e Selenicës – Avokati i Zykajt refuzuoi që të vijojë mbrojtjen

Shtyhet për në datën 4 qershor në orën 12.00 seanca për gjykimin e Ridvan Zykaj, autorit të vrasjes së 8 familjarëve të tij në Selenicë të Vlorës.

Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e mungesës së Prokurorit Saimir Smaka dhe të pandehurit Zykaj.

Gjykata ka kërkuar shoqërimin e të pandehurit nga burgu, gjë e cila nuk ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore.

Në këtë seancë nuk janë paraqitur as dëshmitarët.

Eshtë hera e dytë e shtyrjes pasi seancën e kaluar avokati i Zykajt Klajdi Meçaj, refuzuoi që të vijojë mbrojtjen.

Kujtojmë se Ridvan Zykaj ka rënë në pranga me vitin e kaluar pasi vrau 8 vetë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

24-vjeçari shkrepi kallashnikovin në familjen e kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 8 persona, burra, gra dhe fëmijë.

Si motiv i konliktit dyshohen edhe çështjet pronësore. Ndërsa dëshmitarë për ‘Fax Neës’ treguan se ai në adoleshencë kishte pasur një djegie të trupit në masën 70%.

Masakra e Selenicës

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri 8 persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit). Në deklaratat e tij të para autori i masakrës ka deklaruar se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.

Loading...