Shtyhet në një datë të papërcaktuar procesi për dosjen ‘Habilaj’

Shtyhet në një datë tjetër ende të pa përcaktuar vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit për të dënuarit e operacionit “Rosa dei venti”.
Ishte parashikuar që më datë 11 nëntor 2020 të zhvillohej seanca përfundimtare e këtij procesi gjyqësor.

Por në seancën e radhës, mbajtur më 8 tetor 2020 në Gjykatën e Apelit të Katanias, trupi gjykues ka vendosur që të vazhdohet ende me diskutimet e avokatëve mbrojtës.
Shqiptari Moisi Habilaj i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë me një aferë trafiku ilegal droge me vlerë mbi 20 milionë euro, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak,.

Loading...