Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm

Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit
Gjykata përdori dy argumente për vendimin e shtyrjes së seancës. Së pari ajo tha se ende nuk ishte njohur mirë me aktin normativ të miratuar mbrëmjen e djeshme i cili i hapi rrugë zhvillimit të seancave gjyqsore.

Ndërsa arsyeja e dytë ka qenë mos njoftimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Situata e COVID-19 detyron gjykatën që të njoftojë palët në mënyrë elektronike dhe këtë rast ata nuk kanë marrë konfirmim se Tahiri është njoftuar për zhvillimin e seancës.

Seanca e radhë pritet të zhvillohet në datën 11 qershor ku pritet të jetë i pranishëm vetë ish-ministri Tahiri.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dë nua me 5 vite b urg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dë nimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Kr imeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite b urg për Tahirin për 3 vepra penale “tra fikim i nar kotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kr iminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kr iminale”, “grup i strukturuar kr iminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan d ënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes. /Opinion.al

Loading...