Koço Devole, aktor dhe regjisor i njohur ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Ai u nda nga jeta si pasojë e sëmundjes së COVID-19 nga e cila ishte prekur javët e fundit.
Koco Devole ndodhej në spital në gjendje të rëndë prej disa ditësh si pasojë e komplikacioneve të shkaktura nga COVID-19.
Devole mbahet mend për rolet e spikatura në skece humoristike dhe filma të ndryshëm shqiptarë ndërkohë që vitet e fundit u angazhua edhe si skenarist dhe moderator në formate të ndryshme televizive në vend.
Aktori mesohet se ka gjetur vdekjen si pasoje e semundjes bashkeshoqeruese te leucemise e cila ka renduar gjendjen e tij pasi kishte dale me pare nga spitali ne fund te fazes se pare te perballjes me Covid 19.
Devole lindi ke 28 nentor 1945 ne Kucove. Ai ishte nje nga personalitetet e njohura te skenes dhe artit ne Shqiperi.
Lajmifundit.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve e dashamirësve të artistit të njohur!