Ka ndërruar jetë ditën e sotme kompozitori i famshëm italian Ennio Morricone.
Kompozitori i njohur vdiq në një klinikë në Romë ndërsa la pas një trashëgimi të madhe muzikore.
Morricone është edhe fitues i çmimit Oscar, ndërsa familja e tij ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në formë private.
Muzikanti dhe kompozitori i shkëlqyeshëm 91 vjeçar, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma të tillë si “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.
Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma. Deri ne frymen e fundit ka qene i ndergjegjshem dhe eshte pershendetur me familjen, gruan e tij të dashur Maria e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij dhe angazhimeve profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit.
Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016.
Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së ti dhe ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Ata qe e bene te njiohur ishte kolona zanore e 390 filmave western.
Morricone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.