Shuhet në moshën 82-vjeçari ‘Legjenda’ e Ishullit të Sazanit

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare komandanti Naim Muhaj. Mësohet se Muhaj ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe homazhet në nderim të tij do zhvillohen sot, datë 27.05.2021 ora 11.30 – 13.30, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14.00 në varrezat e Sharrës.
Muhaj njihej si “Legjenda” e Ishullit të Sazanit dhe “Komandant i të gjitha rangjeve ushtarake” për shkak të detyrave të larta që ka mbajtur gjatë viteve të shërbimit të tij.

Prej vitit 2018, komandant Naim Muhaj mbante dhe titullin “Qytetar Nderi” i Tepelenës, zonë nga e cila ishte dhe me origjinë, me motivacion “ Për kontributin dhe cilësitë e larta të tij si kuadër i devotshëm në funksionin e çështjes së madhe të atdheut duke rritur kështu emrin e krahinës së Lopësit.” Komandant Muhaj, pas daljes në pension u bë një zë i fortë për mbrojtjen e të drejtave të ish-ushtarakëve dhe për gjallërimin e aktivitetit të tyre.

Loading...