Ka ndërruar jetë Gerd Muller, ish-su lm uesi i famshëm i Bayern Munchen dhe kombëtares së Gjermanisë. Golashënuesi i njohur është shuar sot në moshën 75-vjeçare.
Muller vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias). Nga sëmundja e rëndë e Alzheimerit kanë vuajtur edhe mite të tjera të futbollit si Puskas apo Kubala. Muller fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane.
Vetëm Leo Messi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85). Su lmu esi i atij Bayerni legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972). Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1981 dhe tani është 74 vjeç.
Muller realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga, teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord edhe me “Pancerat”, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti plot 68 herë rrugën e rrjetës.