Futbollisti ka zgjedhur që të udhëtojë për në kryeqytetin britanik të Londrës së bashku me të fejuarën, Georgina Rodriguez si dhe të birin, Cristiano Jr.
Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet në saje të ndeshjeve të kombëtareve, ku futbollisti nuk do të paraqitet në ndeshjet me Portugalinë.
Ylli i Juventusit ka arritur në hotelin Bulgari në Knightsbridge në orët e hershme të mëngjesit.
Ai për një suitë të hotelit do të paguajë mbi 10 mijë euro në natë, ndërsa do të ketë në shfrytëzim dy banjë mermeri, dritare kundër zjarrit, sallon në stilin italian, mini frigorifer dhe një kaminë.
Gjithashtu do ta ketë në dispozicion një ashensor gjatë 24 orëve ndërsa për parking të veturës do të paguajë rreth 60 euro në orë.
Hoteli lejon edhe kafshët shtëpiake…, por është e panjohur nëse Ronaldo dhe Rodriguez vendosën të sjellin me vete edhe macen.
Ndërkohë, 33-vjeçarin do të kemi mundësi ta shohim sërish në fushë kur Juventusi do të ballafaqohet me SPAL-in më 24 nëntor.