Si pjesë e misionit paqëruajtës së NATO-s në Afganistan kanë qenë edhe mjaft ushtarë shqiptarë, të cilët janë larguar më herët ose pas marrjes së pushtetit nga ana e talebanëve.
E ndërsa brenda pak orëve pritet që të vijë në Shqipëri për t’u strehuar grupi i parë i afganëve, komandoja Arbër Kurti që ka qenë me mision në Afganistan në vitin 2018 shkruan se shumë shpresa dhe ëndrra u thyen pas pushtimit të vendit nga talebanët.
Ai ka postuar në rrjetet sociale fotot e tre viteve më parë pas mbjelljes së një peme me emrin e tij, ndërsa shprehet se rrënjët e saj u ndërprenë pa u ngulur mirë. “Afganistani, një paqe e vështirë. Shumë shpresa dhe shumë ëndrra u thyen dhe u ndërprenë dhe rritja e kësaj peme pishe u ndërpre pa u ngulur mirë rrënjët e saj” shkruan ai.