Por në emisionin “I Ftuari” në A2, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo u shpreh se Selia e Shenjtë e ka ngritur Kosovën në nivel dioqeze dhe se njohja mund të vijë në të ardhmen jo shumë të largët.
“Në një të ardhme jo shumë të largët, Kosova do të njihet edhe nga Vatikani, i cili është shumë i kujdesshëm para se ta njoh një shtet.
Hapi i parë është bërë pasi Kosova tashmë është njohur si dioqezë, ka fituar një peshë të re”, tha George Frendo.
Loading...