Si bëre 4 muaj pa kryer mardhënie se*suale? Ja si përgjigjet Ilir Shaqiri

Balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip. Në një intervsitë së fundmi Shaqiri ka folur mbi këtë eksperincën brenda shtëpisë, raportet që ka me banorët dhe planet e së ardhmes.

Balerini ashtu sikurse ka treguar më parë në intervista të tjera ka thënë se përshtatja në dy javët e para të izolimit brenda shtëpisë në Big Brother Vip ka qënë e vështirë.

‘’Dy javët e para kanë qënë shumë të vështira sepse ambjentimi diçka e vështirë aty brenda sepse je i kufizuar mënyrat në lidhje me vetevetn dhe me botën. Por thashë që nuk e kisha një problem të madh këtë gjë. Unë edhe gjuaj peshk, jam peshkatar,kështu që kur shkoj merrem me peshkimin’’, u shpreh ai.

Moderatori i emisionit e ka thumbur Shaqirin duke e pyetur se si ia kishte bërë 4 muaj pa kryer mardhënie se*suale.

‘’Atëherë dëgjo ne burra jemi dhe mendja të shkon vazhdimisht.Bile as në ëndrra nuk bëja. Kur bija fleja gjumë thoja ishallla po shohim ndonjë gjë të bukur sonte’’, tha Iliri.

Fituesi i Big Brother Vip gjithashtu ka folur edhe për raportet që ka me ish-banorët pas mbarimit të formatit. Ai ka treguar se me disa prej tyre ka ende kontakte, ndërsa me aktorin e humorit, Donald Veshaj nuk kanë folur që nga përfundimi i spekaklit.

‘’Kam kontakte me të gjitha personazhet që aty brenda kam pasur një relacion të mirë, të shkëlqyer. Me disa më shumë, me disa më pak, veçoj Arjolën, Meridianin, Arbëri, Arditin, Palomën, Sheilën, Valonin. Bile kemi dhe një grup Ëhats’App flasim, bisedojmë si u gdhitë, natën e mirë.

Me Donaldin nuk kemi pasur kontakt, në një fare mënyrë u vërtetua ajo që unë thashë jashtë shtëpisë ne nuk do të kemi atë që ai pretendonte, miqësia. Sepsen kur aty brenda në atë lloj konteksti harmonia nuk u krijua që duhet të ishte, përveç dy javëve të fundit që ne gjetëm një dimension human me njëri-tjetrin dhe shumë mirë që ndodhi kjo gjë. Nuk kishte më që kjo lloj diversiteti dhe divergjence të tejzgjatej sepse secili nga ne tregoi atë që ai ishte’’, tregoi Shaqiri.

Ndër të tjera balerini ka folur edhe për planet e së ardhmes dhe dëshirën e madhe që ka për të ndihuar të gjithë të rinjtë që duan artin e baletit.

‘’Unë do doja të ndihmoja në jetën time të gjithë ata njerëz që kanë dëshirë artin e baletit, me atë që unë kam lindur, formuar dhe po rritem. Të formohesh në atë që ti mendon se është ëndrra jote, nuk ka kurrë fund. Dua të ndihmoj sa më shumë atë që duan të bëhen në jetë dikushi dhe t’ia dalësh. Nuk është absolutisht e lehtë. Shqipëria është në fazat e një zhvillimi shumë të rëndëishëm, sigurisht ka shumë të rinj që duan të çajnë nëpërmjet artit t’ia dalin në karrierë”, u shpreh ai.

Teksa është pyetur se kur ka qënë rroga më e lartë që ish-banori ka marrë, ai ka treguar se kur punonte te Mediaset.

‘’Rroga më e lartë kanë qënë më e lartë kur punoja në Mediaset dhe punoja në 3 programe. Unë merrja një rrogë javore. Shifra ka qënë shumë e mirë dhe ka qënë sikur të bëja çdo muaj një Big Brother’’, deklaroi balerini i njohur.

Loading...