Si do të shërbehet në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve e pishinave, gjithçka që duhet të dini (foto)

Duke filluar nga data 1 tetor bar-kafet, restorantet dhe pishinat do të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në ambientet e brendshme, pas disa muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Vendimi është marrë në Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku thuhet se hapja e këtyre bizneseve në ambientet e mbyllura do të shoqërohet dhe me një protokoll masash, që do duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.
Ministria e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për masat higjieno-sanitare, që do të duhet të zbatohen nga baret, restorantet dhe pishinat.

Loading...