Përmes sistemit Etias, Bashkimi Europian nuk rikthen vizat me Shqipërinë. Në një intervistë për Tv Klan, përfaqësuesi i delegacionit të bashkimit europian në Tiranë, Sylvain Gambert thotë se ky sistem online do nuk do të aplikohet vetëm për shqipërinë por për 62 vende që kanë liberalizim vizash.
“Jo nuk ka kthim në sistem vizash, me sistemin Etias nuk do të thotë aplikim për vizë. Pra flasim për ato vende si Shqipëria të cilat u është dhënë regjimi i liberalizimit të vizave. Pra vende që nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në Bashkimin Europian. Ne për dy muaj do të fetsojme edhe 10-vjetorin e procesit të liberalizimit të vizave mes BE dhe Shqipërisë.
Pra edhe njëherë, nuk sjell ndryshim për vizat sistemi Etias. liberalimi i vizave është për 62 shtete që u është lejuar regjimi pa viza. Sistemi Etias do të aplikohet për të 62 shtetet përfshirë Shqipërinë. Pra të gjithë qytetarët që vijnë nga këto vende do të duhet të japin informaion paraprak përpara udhëtimit të tyre”, shprehet përfaqësuesi i BE.
Përpara se të udhëtojnë qytetarët shqiptarë duhet të aplikojnë online dy javë para në sistemin ETIAS ku duhet të japin të dhënat e tyre dhe numrin e pasaportës. Gambert thotë se deri më tani kjo procedurë kryhej në momentin që vulosej pasaporta dhe se sistemi i ri shkurton kohë dhe lehtëson udhëtimin.
“Përkundrazi përgjigjia është që kjo gjë do të lehtësojë udhëtimin ky autorizim është i vlefshëm për tre vjet brebda kësaj periudhe tre vjeçare, brenda rregullave të sisitemit të liberalizimit të vizave, pra qëndrimi maksimal prej 90 ditësh, mund të udhëtosh për një perudhë tre vjetore duke patur parasysh, që jo çdo herë që udhëton duhet të kesh këtë aurtorizim, por ketë e ke për tre vjet”, shtoi ai.
Por përse u ndormor ky vendim?
“Ajo që dëshirojmë që ne të kemi në të ardhmen është që me pasaportën që secili prej nesh ka, do të hyjë në istemin më parë, me nr e pasaportës me të gjitha të dhënat. Ky infornacion jepet paraprakisht përpara se të udhëtojnë individët. Dhe kjo është shumë e rëndësihme së pari për BE për sigurinë e personave që do të udhëtojnë dhe për të gjithë kufijtë e Bashkimit Europian. Dhe çështje të sigurisë që lidhen me të”.
Nëse një personi i refuzohet kërkesa online, Gambert thotë se ende nuk është përcaktuar se kur duhet të riaplikoj. Por nëse një person ka probleme me drejtësinë në vendet e BE, atëherë aplikimi do të refuzohet, për të gjitha rastet e tjera nuk do të ketë refuzime. Sistemi Etias pritet të hyjë në fuqi në fund të vitit 2022.