Si e festuan Xhaka dhe Shaqiri golin ndaj Serbisë

Xhaka dhe Shaqiri e bënë sërish… Zvicra preu biletën në 1/8-at duke mundur në përballjen direkte Serbinë me një ndeshje, që ashtu siç pritej, fitohet mes tensionit.

Feston skuadra e Murat Jakin falë 3-2 e firmosur nga golat e Shaqirit, Embolosë dhe Frojlerit dhe të martën do të sfidojnë Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

Ndërsa Vlahoviç me shokë kthehen në shtëpi pas 8 golave të pësuar në 3 ndeshje dhe e mbyllën në vendin e fundit në grup. Helvetët u kualifikuan, por jo edhe aq thjesht, sepse në pjesën e parë, ballkanasit përmbysën për momentin.

Gëzimi ka qenë i madh jo vetëm për Shaqirin, por edhe për Granit Xhakën, kjo shihet qartë te festa e golit të parë. Një buzëqeshje vezulluese në fytyrën e tij, teksa përqafon bashkëkombasin e tij dhe i drejtohet me fjalët: “Ta ha zemrën“!

Loading...