Si e filmoi udhëtimin e fundit 50-vjeçarja para se të përfundonte në greminë

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Qafën e Muzinës, Sarandë. 50-vjeçarja Etleva Bejko humbi jetën tragjikisht pasi automjeti me të cilin ishte duke udhëtuar doli nga rruga dh era në germinë.

Vetëm pak minuta para aksidentit 50-vjeçarja kishte publikuar në “Facebook” një video të udhëtimit të saj drejt Sarandës, udhëtim i cili rezultoi fatal për biznesmenen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku mjeti tip “Hyundai” me të cilin po udhëtonte 50-vjeçarja nga Saranda e cila banonte në Janinë, Greqi, aty ku dhe kishte ngritur biznesin e saj të tekstileve, Etleva Bejko, përfundoi në greminë.

Sipas policisë, Bejko ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në greminë dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen e menjëhershme.

Loading...