Si e ndihmuan banorët e fshatit Klement Balilin për të mos u zbuluar dhe kushti që u dorëzua(detaje)

Media greke Kathimerini publikon një artikull për Klement Balililin, teksa shkruan se një nga tra.fikantët më të kërkuar të dro.gës në Shqipëri u dorëzua në polici ditën e djeshme pas pothuajse tre vite në ar.rati, teksa akuzohet për tra.fik ndërkombëtar dr.oge edhe nga autoritetet greke.
Klement Balili i është shmangur kapjes që nga muaji maj i vitit 2016, falë rrjetit të tij me shumë mbështetës në zonën jugore të Sarandës, që kanë siguruar fshehjen dhe mos-kapjen nga autoritetet.

Në shkurt të vitit 2017, presioni i aleatëve perëndimorë e detyruan Shqipërinë që të thërriste këshillin e Sigurisë me në fokus kapjen e Klement Balilit, pasi tra.fiku i tij i dr.ogës në territorin e vendeve fqinje dhe aleatëve të NATO-s filloi të merrte përmasa të madha.

Kathimeri citon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i cili u tha gazetarëve se arr.estimi i Balilit vjen pas shumë operacioneve. “Dorëzimi i tij ishte rezultat i një operacioni të thellë, të gjerë dhe kompleks në bashkëpunim me partnerët e Shqipërisë”, tha Lleshaj.

I pyetur se çfarë ka kërkuar Balili për tu dorëzuar më pas, Lleshaj tha: “Sigurimi i një procesi të drejtë ligjor”. Apelet e vazhdueshme nga ish ambasadori amerikan Donald Lu për të kapur Balilin bënë që kryeministri Rama tu kërkojë forcave të policisë të kapin Balilin para se të mbërrijë në Shqipëri ambasadorja pasuese e Lu-së.

Balili, 48 vjeç, ka qenë drejtor i Transportit në Sarandë dhe thuhet se zotëron një hotel luksoz në bregdetin e Sarandës si dhe disa biznese të tjera. Kathimerini shkruan se Balili ka pasur lidhje politike me LSI-në./ Artikulli i marrë nga Kathimerini/ Për Tiranapost.al E.B

Loading...