Si është prodhimi i mandarinave këtë vit në zonën e Konispolit, ja cfarë thotë biznesmeni nga Vlora Arjol Shero

Prodhimi i mandarinave këtë vit në zonën e Konispolit është i bollshëm, ja cfarë thotë biznesmeni Arjol Shero . Mandarinat dhe agrumet e tjera angazhojnë pothuajse të gjithë banorët e Bashkisë Konispol, por gjenerojnë edhe punësim për banorë të tjerë nga zona të Ksamit, Delvinës dhe rrethe të tjera.

Mandarinat e zonës së Konsipolit vlerësohen të një cilësie të lartë dhe prodhim pa pesticide të dëmshme dhe kjo bën që produkti të kërkohet nga tregjet në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës Lindore.

Përveç mandarinave, në fermat e Konispolit kultivohen edhe kivi, por që prodhuesit shprehen se përballen me vështirësi në treg, pasi prodhimi nuk po gjen shitje as në tregun vendas.

Shumica e banorëve të Konispolit kanë kultivuar në fermat e tyre agrume dhe vit pas viti prodhimi shënon rritje duke e kthyer në sektorin bazë të ekonomisë së zonës.

Loading...